Policia arreston një 54 vjeçar, ia konfiskon një sasi të konsiderueshme të narkotikëve

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, më saktësisht Njësia për Përcjelljen e Personaliteteve të Rëndësishme në bashkëpunim me qytetarët kanë identifikuar dhe arrestuar një person të cilit ia kanë kapur edhe një sasi të narkotikëve.

Sipas policisë, të dyshuarit iu janë gjetur afër 15 gramë heroinë, mbi 400 gramë substancë psikotrope dhe ose analoge (përzierës), dy telefona celularë, 10 euro të falsifikuara dhe mbi 300 euro para, shkruan lajmi.net.

I dyshuari është shoqëruar në zyrat e antidrogës në Prishtinë për intervistë në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me Prokurorin, iniciohet rasti “Blerja, Posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Falsifikimi i parasë” sipas kodit penal të RKS-së.

Ky është njoftimi i policisë:

Sot më datë 13.06.2022, rreth orës 14:00 në Rr ”Dëshmorët e Kombit” në lagjen e Ulpianës në Prishtinë, Njësia për Përcjelljen e Personaliteteve të Rëndësishme në kuadër të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në kuadër të Policisë së Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, gjatë bashkëpunimit me qytetarë, kanë arrit ta ndalojnë dhe identifikojnë një person të dyshuar me iniciale (A.H; viti i lindjes 1968), me vendbanim në Prishtinë.

Pas komunikimit me të dyshuarin, i njëjti deklaron se posedon substancë të dyshuar narkotike.

Të dyshuarin Policia e kanë shoqëruar në Stacionin Policor Jugu dhe menjëherë është njoftuar drejtoria përkatëse e antidrogës (DHTN), të cilët iu janë përgjigjur rastit për hetim të mëtejmë.

Hetuesit e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN-së) pas zhvillimit të hetimeve dhe komunikimit me të dyshuarin, i njëjti pranon se në shtëpi posedon edhe substanca psikotrope ose analoge (përzierës).

Në cilësi të provës material tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar:

ü Katërmbëdhjetë pikë nëntë (14.9) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë,

ü Katërqind e dymbëdhjetë (412) gram substancë psikotrope ose analoge (përzierës),

ü Dy (2) telefona celular,

ü Dhjetë (10) Euro të falsifikuara,

ü Treqind e njëzet e gjashtë euro e pesëdhjetë cent (326.5 Euro) para.

I dyshuari është shoqëruar në zyrat e antidrogës në Prishtinë për intervistë në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me Prokurorin, iniciohet rasti “Blerja, Posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Falsifikimi i parasë” sipas kodit penal të RKS-së.

Me urdhër të Prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore-Departamentit i Krimeve të Rënda në Prishtinë i dyshuari pas intervistimit dhe kontrollimit mjekësor është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë.

Të ngjashme