Policia arreston tre persona të dzshuar për prostitucion

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 09:06 | Nga Ekonomia Online


Një mashkull dhe dy femra, shtetas Kosovës, kanë përfunduar në pranga, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”.

Arrestimi ka ndodhur dje rreth orës 19:35, në Prishtinë.

“Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitare të gjinisë femërore si dhe është kontrolluar një lokal dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobil dhe një shumë parash” thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit, sipas policisë, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme