Policia arreston tre persona për prostitucion

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 17:36 | Nga

Policia e Kosovës në përpjekjet e saj për luftimin dhe reduktimin e dukurive negative dhe veprave tjera të kundërligjshme, ka ndërmarr një operacion me që rast ka arrestuar tre (3) persona nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në Prostitucion” dhe veprës kundërvajtëse “Marrje me Prostitucion”.

Personat e dyshuar të involvuar në këto vepra janë:

N. C. (viti i lindjes 1936) mashkull/sh/k
R. G. (viti i lindjes 1962) mashkull/sh/k dhe
S. K. (viti i lindjes 1974) femër/sh/k.

Pas marrjes në pyetje, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran PTH – Departamenti i Përgjithshëm në Prizren, dhe me vendim të tij, tre të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Lidhur me rastin në bashkëpunim me Inspektoret Komunal të KK Prizren është bërë një kontroll në lokalin ku punojnë i dyshuari nr. 1 dhe nr. 3, përderisa me vendim të Inspektoratit lokali mbyllet për afat të pacaktuar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend dhe realizimin e detyrave dhe autorizimeve në funksion të zbatimit të ligjit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme