Policia brenda një jave konfiskoi 160 kg drogë, arrestoi 34 persona

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 14:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës gjatë kësaj jave ka konfiskuar rreth 160 kg drogë dhe ka arrestuar 34 persona.

Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë një konference të jashtëzakonshme për medie, të mbajtur nga Policia, e cila njoftoi se vetëm dje kanë arritur të konfiskojnë 90 kg drogë.

Bajram Nuhiu, nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, ka thënë se në ditën e djeshme kanë zhvilluar dy operacione me ç’rast në rastin e parë janë konfiskuar mbi 57 kg, ndërsa në rastin e dytë mbi 31 kg.

“Dje Drejtoria për Hetimin e trafikimit me narkotikë ka zhvilluar dy operacione të ndara. Operacioni i parë është zhvilluar paradite me ç’rast Njësia për Hetime të Trafikimit me Narkotikë kanë zhvilluar një operacion në Prishtinë. Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar 57kg e 69 gram substancë narkotike të llojit marihuanë  dhe është arrestuar një person. Gjatë këtij operacioni është kontrolluar një shtëpi dhe ëhstë konfiskuar substanca të cilën e përmenda”, ka thënë ai.

Nuhiu ka dhënë detaje edhe për rastin e dytë.

“Po ashtu në orët e pasdites rreth orës 18:00 në dyshimin e bazuar për trafikim të substanca narkotike në nivel ndërkombëtar në Merdare është ndaluar një automjet transportues . Dyshohet se grupet e organizuara kriminale kanë pasur për qëllim që automjetin transportues ta dërgojnë deri në pikën kufitare dhe nga aty grupet kriminale ta marrin atë automjet dhe ta përcjellin në vendet e Bashmimit Evropian. Gjatë kontrollit të këtij automjeti janë gjetur 31 kg e 600 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe është arrestuar një person. Po ashtu në vazhdim të këtij operacioni janë bastisur edhe tri lokacione të tjera me ç’rast është arrestuar një person i dyshuar, dy persona janë në kërkim dhe janë konfiskuar tri armë revole, një automjet transportues, tri vetura 19 mijë euro para të gatshme dhe 79 fishekë”, ka shtuar Nuhiu.

Ai ka krahasuar edhe rastet e tre mujorit të parë të këtij viti me vitin e kaluar duke thënë se ka për 122 për qind raste më tepër se në tre mujorin e parë të vitit të kaluar , 125 për qind më tepër persona të arrestuar, 46 për qind persona që u takojnë nacionaliteteve të tjera dhe janë persona me nënshtetësi të huaj, 7 për qind më tepër operacione, 19 për qind më tepër plane operative dhe 7 për qind grupe kriminale të shkatërruara më tepër se vitin e kaluar.

Ndërsa, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës Daut Hoxha ka dhënë detaje se s persona janë arrestuar gjatë javës dhe ka kg substancë narkotike janë konfiskuar.

“Në tri raste të ndara gjatë kësaj jave Njësitë e antidrogë kanë konfiskuar mbi 151 kg substancë narkotike të llojit marihuanë dhe dëshmi të tjera që ndërlidhen me këto aktivitete të kundërligjshme, pra në luftën kundër trafikimit të drogës Policia e Kosovës gjatë kësaj jave ka arrestuar 34 persona të dyshuar, ka konfiskuar mbi 160 kg substanca të dyshuara narkotike, para të gatshme, armë automjete transportuese dhe pajisje të tjera”, ka thënë ai.

Një operacion i njëjtë ishte zhvilluar edhe me 28 të këtij muaji ku ishin kapur dhjetëra kg drogë mariuhanë.

Të ngjashme