Policia e konfirmon, tre të vdekur në Duhël

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Tre të vdekur dhe një i lënduar kanë mbetur të vdekur në një aksident në rrugën e Duhlës.

Shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal të Prizrenit, Afrim Syla ka konfirmuar lajmin.

“Nga aksidenti janë tre viktima, ende të paidentifikuar, ndërsa i lënduar është një person. Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe veture Golf 7″.

“Shoferi i kamionit është në tretman mjekësor me urdhër të Policisë. Të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe ekipet emergjente”.

Viktimat janë shoferi i veturës dhe dy pasagjerët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme