Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar për fajde.
Këto arrestime Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit i ka bërë pasi kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Gjilanit.
Nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale fajde dhe detyrim Policia ka arrestuar personat e dyshuar me inicialet A.H. 1978, A.Xh. 1978 dhe A.R. 1981.
Ndërsa janë kontrolluar lokacionet dy (2) shtëpi banimi në Gjilan , dhe një (1) në fshatin Malishevë të Gjilanit.
Gjatë realizimit të operacionit janë konfiskuar 3000 Franga Zvicerane dhe 1000 EURO, 3 telefona mobil, si dhe fletore për shënime dhe dokumente të ndryshme (kontrata për shitblerjen e veturave).
Pas përfundimit të operacionit policor me urdhër të prokurorit kompetent iu është caktuar masa e n ndalimit prej 48 orësh.