Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për fajde

Gjilan | 08 Shk 2017 | 16:10 | Nga

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar për fajde.

Këto arrestime Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit i ka bërë pasi kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Gjilanit.

Nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale fajde dhe detyrim Policia ka arrestuar personat e dyshuar me inicialet A.H. 1978, A.Xh. 1978 dhe A.R. 1981.

Ndërsa janë kontrolluar lokacionet dy (2) shtëpi banimi në Gjilan , dhe një (1) në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Gjatë realizimit të operacionit janë konfiskuar 3000 Franga Zvicerane dhe 1000 EURO, 3 telefona mobil,  si dhe fletore për shënime dhe dokumente të ndryshme (kontrata për shitblerjen e veturave).

Pas përfundimit të operacionit policor me urdhër të prokurorit kompetent iu është caktuar masa e n ndalimit prej 48 orësh.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme