Baki Kleani: Gruaja e komunitetit rom, nuk paraqet rrezik për askënd

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Referuar shqetësimeve të ngritura në opinion këto ditë, si dhe referuar incidenteve apo sulmeve të drejtuara ndaj një viktime femër rome nga Podujeva, e cila po atakohet dhe linçohet në forma të ndryshme edhe në rrjetet sociale, ju informojmë se;

Policia e Kosovës ka bërë verifikimin e saj dhe po ashtu publikimin e lajmit se personi i apostrofuar në media, i sulmuar tani në dy raste, është ndaluar dhe verifikuar disa herë nga Policia, dhe se e njëjta nuk është person i dyshuar dhe nuk është e përfshirë në asnjë rast të vjedhjeve e as të kidnapimeve siç pretendohet në opinion.

Pra nuk paraqet rrezik për askënd, nuk ka nevojë të ngritet ndonjë shqetësim në opinion, dhe se deri me tani nuk ka pasur asnjë viktimë të raportimit të ndonjë rasti të tillë ndaj saj.

Në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore konform autorizimeve ligjore, me qëllim të parandalimit të incidenteve të tilla dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në raste sikurse ai në Lipjan dhe Ferizaj.

Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka bashkëpunuar ngushtë me organet e drejtësisë dhe institucionet kompetente për strehimin e viktimës.

Të ngjashme