Policia në Graçanicë mbajti tryezën “Ndihmo në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe parandalo dhunën në familje”

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Sot në Sallën e Shtëpisë së Kulturës në Graçanicë, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Perventivë (Sektori për dhunë në familje dhe sektori për forume të sigurisë) dhe Drejtorina e Trafikimit me qenie njerëzore, nën organizim të ICITAP-it Amerikan dhe Kuvendit komunal në Graçanicë, mbajti tryezë me temën; ” Ndihmo në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe parandalo dhunën në familje”, transmeton Ekonomia Online.

Në këtë tryezë morën pjesë zyrtarë nga Kuvendi Komunal në Graçanicë, komandanti i stacionit Policor në Graçanicë, zyrtarë nga Qendra për punë sociale, pjesëtarë të FSK-së, disa OJQ nga komuna e Graçanicës, profesorë dhe nxënës nga Shkolla e Mesme e Komunikacionit në Graçanicë si dhe qytetarë nga Komuna e Graçanicës.

Nga panelistët e kësaj tryeze janë paraqitur këndvështrime profesionale sa i përket këtyre dukurive dhe pasojat që sjellin këto dukuri për komunitetin në përgjithësi. Nga pjesëmarrësit janë paraqitur detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë ligjore gjatë trajtimit të këtyre rasteve.

Kjo tryezë është mirëpritur nga të pranishmit dhe prezantimet policore kanë zgjuar kureshtjen e pjesëmarrësve ku edhe patën mundësi për të parashtruar shumë pyetje në lidhje me trajtimin e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore dhe të dhunës në familje nga ana e Policisë së Kosovës.

Përmes kësaj tryeze Policia e Kosovës ka bërë thirrje te të gjithë qytetarët të cilët kanë njohuri për rastet e trafikimit me qenie njerëzore dhe rastet e dhunës në familje të raportojnë Policinë e Kosovës në numrat e saj pa pagesë, 192, 080011112, 0800199999, mirëpo edhe në adresën elektronike [email protected] , [email protected] , në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë në parandalimin e dukurive negative dhe shqetësuese për shoqërinë në përgjithësi.

Të ngjashme