Policia e Kosovës: Nuk komentojmë vendimet, ne zbatojmë ligjin dhe vendimet e organeve kompetente

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes një komunikata për media ka bërë të ditur se nuk komenton apo interpreton asnjë vendim, por ka shtuar se PK-ja është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha vendimet e lëshuara nga organet kompetente, sipas detyrës dhe autorizimeve policore i zbaton.

Kjo është komunikata e plotë e Policisë:

Policia e Kosovës referuar situatës dhe rrethanave të krijuara në vendin tonë nga pandemia, coronavirusi COVID-19, me kohë ka hartuar urdhrin operativ të cilin tanimë e ka në implementim, ku të gjitha aktivitetet dhe masat i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave të harmonizuara sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

Policia e Kosovës nuk komenton apo interpreton asnjë vendim, Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha vendimet e lëshuara nga organet kompetente, sipas detyrës dhe autorizimeve policore i zbaton.

Njëkohësisht Policia e Kosovës, koordinon aktivitetet e saja me Grupin Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme