Policia e Kosovës shqipton 1 mijë e 142 gjoba për 24 orë

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë shqiptuar 1 mijë e 142 gjoba, për shkelësit e rregullave të trafikut.

Ndërsa si pasojë e vozitjes jo të mirë dhe mos respektimit të rregullave në komunikacion, janë shkaktuar 36 aksidente, prej tyre 16 me të lënduar dhe 20 me dëme materiale.

E gjatë të martës policia ka arrestuar 22 persona, ndërsa në mbajtje ka dërguar 14 të tjerë.

Tabela e statistikave të përgjithshme:

Të ngjashme