Policia e Podujevës arreston hajnin e biçikletave

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 11:03 | Nga

Policia e Kosovës nga rajoni i Podujevës ka arritur që pas disa ankesave të qytetarëve të kësaj komune për vjedhjen e biçikletave ta identifikojë personin, i cili po ua grabiste ato qytetarëve.
Organet e hetuesisë e kanë ndaluar të dyshuarin me iniciale A.A., i lindur në vitin 2000. Nga i njëjti janë sekuestruar 8 biçikleta.

Të njëjtat u kthehen pronarëve të cilët i kanë raportuar si të zhdukura.

Njoftimi i plotë i policisë së Podujevës:

Ju informojmë se pas një pune intensive nga zyrtaret policor te stacionit te Podujeves është identifikuar personi I dyshimt për vjedhjen e tetë (8) bicikletave në Qytetin e Podujevës. Nga hetiesit janë gjetur dhe sekuestruar tetë bicikleta, janë kontaktuar viktimat për rastet e raportuara, pas verifikimit/identikimit të plotë, ato do u kthehen pronarëve të ligjshëm. I dyshuari me iniciale A.A 31.12.2000 pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit është liruar në procedure të rregullt.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme