Policia gjen gjësende të vjedhura

Prishtinë | 02 Gus 2016 | 10:39 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur gjësende të vjedhura në fshatrat e rajonit të Prizrenit.

Sipas Policisë, rreth orës 07:10 minuta, një qytetar nga Mamusha ka informuar policinë se gjatë orëve të natës nga ferma e tij e shpezëve ishin vjedhur 80 pata. Pas pranimit të informatës, hetues policorë kanë nisur me hetimin e rastit.

Gjurmët e rastit kishin quar hetuesit në drejtim të fshatit Velezhë. Pranë shtëpive të para hetuesit kishin dëgjuar kukurisjen e shpendëve, shenjë kjo e cila i kishte përforcuar dyshimet se kryerësi mund të ishte aty pran. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është marrë pëlqimi për kontroll të oborrit ku dëgjohej kukurisja.

I dyshuari P. Përlazëri, në ato momente kishte qenë në oborr dhe posa e kishe vërejtur policinë, përmes një dritareje të stallës nga ana e kundër e oborrit ka ikur në drejtim të panjohur. Gjatë kontrollit, në prani të një anëtari të familjes, janë gjetur edhe disa gjësende tjera të cilat dyshohen sa janë vjedhur në fshatrat e rajonit.

Janë gjetur:

70 pata (dhjetë dyshohet të kenë ikur në natyrë);

Dy goma për kamion tipi Langvigator;

12 goma për rimorkio të kamionit të tipit Transtong;

Një fuqi me 200 litra naftë;

12 bidonë plastik të zbrazët për karburant;

Nëntë bidonë plastik 25 litërsh të mbushur me naftë;

Mjet bujqësor frezë;

Pompë për ujitje;

19 gypa alumini për ujitje;

Najlon i serrave;

Fije të armaturës;

18m kub dru për ngrohje.

Ndërkaq një sasi e druve  për ngrohje prej 18m kub janë gjetur tek fqinji i tij me mbiemër Domgjoni.

“Të gjitha këto gjësende u janë kthyer pronarëve, sepse ishin të raportuara në polici si të vjedhura. Policia po punon për verifikimin e prejardhjes edhe të disa mjeteve tjera bujqësore që ndodhen në oborrin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme