I dyshuari ka plagosur edhe vëllain – detaje të reja për plagosjen në Fushë Kosovë

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë arrestuar për plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë ku u plagosën dy vetë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vëllanë e tij.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë  dhe katër gëzhoja. Dy viktimat   dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor,  ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës,

Të ngjashme