Policia jep detaje për aksidentin me vdekje në rrugën Pejë- Prishtinë

Prishtinë | 04 Shk 2024 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur dje në rrugën Pejë- Prishtinë, më saktësisht në Krivovë.

Në raport thuhet se viktima duke e drejtuar veturën e tij me targa vendore, duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes e humb kontrollin ndaj veturës me ç’rast rrokulliset.


Ai është dërguar në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Nacionale Pejë-Prishtinë, Krivovë 03.02.2024, 13:40. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar veturën e tij me targa vendore, duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes e humb kontrollin ndaj veturës me ç’rast rrokulliset. I njëjti pas trajtimit në vendin e ngjarjes është dërguar në QKUK , ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij nga lëndimet e marra. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”

Të ngjashme