Policia jep detaje për djegien e materalit ndërtimor në Istog

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 11:37 | Nga

Në fshatin Dragolevc të komunës së Istogut janë djegur materiale ndërtimi të shtëpive të të kthyerve serbë.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova tha për Klan Kosovën se rasti i djegjes së materialit ndërtimor është lajmëruar nga banorët rreth orës 8:10 të mëngjesit të sotëm.

Sipas tij, të  gjitha njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se ka dëme të vogla materiale.

Ai ka bërë me dije po ashtu se është dëmtuar një pjesë e materialit ndërtimorë para një shtëpie e cila ka qenë duke u ndërtuar.

Në kë rast të lënduar nuk ka.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori, me urdhër të të cilit rasti është cilësuar si zjarrvënie.

Ndërkaq organet e sigurisë janë duke u munduar që të gjejnë edhe shkaktarin e këtij zjarri, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme