Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës kanë dhënë detaje shtesë për një vjedhje të rëndë e cila ka ndodhur në fshatin Marmull.
Sipas policisë në shtëpinë e viktimës janë vjedhur 23 mijë franga zvicerane.
Pas një pune operativo hetimore policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar e që është B.P, e lindur më 1985.
Njoftimi i plotë:
Me datë 05.05.2019 në ora 09:00, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion se ka ndodhur një vjedhje e rëndë në fshatin Marmull të Gjakovës.
Menjëherë Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se kishte të bëjë me vjedhje të rëndë në një shtëpi banimi me ç’ rast ishin vjedhur 23.000 ( njëzet e tre mijë ) franga zvicerane.
Sektori i hetimeve në Gjakovë pas një pune operativo hetimore ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj personin e dyshuar:
B . P, e lindur 1985, femër, kosovare/shqiptare.
Me urdhër të prokurorit të shtetit e dyshuara mbahet në ndalim policor ndërsa bazuar në faktet e gjetura policia do të ushtroj kallëzim penal ndaj saj.