Policia jep detaje për punëtorin e Postës së Kosovës, i cili u gjet i vdekur në vendin e punës

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një personi në Prishtinë, për të cilin më herët u raportua se është punëtor i Postës.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se viktima ka ndërruar jetë dje rreth orës 14:30 dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan gazeta metro

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

” Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në  IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme