Policia jep detaje për therjen me thikë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për therjen e mbrëmshme me thikë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:40 në rrugën “Zenel Salihu”, ku viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, nga i njëjti është sulmuar me mjet të mprehtë, duke e goditur në dorë.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK dhe pas tretmanit është liruar.

Rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante.

Të ngjashme