Policia jep detaje rreth incidentit në tubimin e VV-së

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 11:35 | Nga

Policia ka dhënë detaje shtesë rreth incidentit në fshatin Studenqan të Suharekës, ku po mbahej tubimi elektoral i Vetëvendosjes.

“Raportohet se përderisa ishte duke u mbajtur një takim elektoral në Shkollën ”Kongresi i Manastirit”, dyshohet se është hedhur një shishe jashtë objektit e cila dyshohet të ketë qenë e mbushur me (preparate) thartinë. Njësitet policore lidhur me rastin kane ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore si dhe kane njoftuar prokurorin kompetent. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme