Policia jep detaje rreth vrasjes së dy vëllezërve në Podujevë: I dyshuari në arrati

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka raportuar se nga të shtëna me armë zjarri, viktima mashkull kosovar për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllai i tij, pasi ishte dërguar në QKUK, por nga plagët e rënda nuk ka mundur të mbijetoj.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura.

Ndërsa i dyshuari për kryerjen e vrasjes së dyfishtë gjendet në arrati.

Njësit policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie.

Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion.

“Është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasoj viktima mashkull kosovar për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, kurse vëllai i tij viktima mashkull kosovar është plagosur dhe gjendet në QKUK duke marr tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku janë gjetë dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se e kishte kryer veprën gjendet në arrati. Rreth orës 19:18 ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë mashkull kosovar që ishte në QKUK. Njësit policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion”, raporti i Policisë së Kosovës.

Të ngjashme