Katër persona janë lënduar nga një konflikt që kanë pasur në një lokal në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
Sipas Policisë së Kosovës, në vend të ngjarjes ka pasur edhe gjuajtje me armë, mirëpo nga e cila, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Agron Borovci, për Indeksonline ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në një lokal, me ç`rast personat e lënduar janë sulmuar nga sigurimi i lokalit.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe janë duke punuar në zbardhjen në tërësi të rastit.
“Me datën 06.04.2019 rreth orës 04:00 ne rr “Ahmet Krasniqi’’, është raportuar një rast rrahje dhe gjuajtje me armë. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar ankuesit/viktimat të cilët me pas kanë vazhduar në QKU për tretman mjekësor. Nga informacionet e para dyshohet se rasti ka ndodhur në një lokal ne rrugën e sipërcekur dhe të njëjtit janë sulmuar nga sigurimi i lokalit. Ndërkohë që është njoftuar prokurori i shtetit është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ka vazhduar hetimi nga ana e policisë me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave nën të cilat është zhvilluar ngjarja. Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga arma e zjarrit”, tha Borovci.