Policia kap 135 kg marihuanë, përgatiteshin të transportoheshin si mobilie

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 14:35 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës, në një aksioni të koduar “Çelësi”, ka arrestuar disa persona në fshatin Bibaj në magjistralen Ferizaj-Gjilan, duke i shkatërruar një grup kriminal që po shpërndanin 135 kilogramë narkotik të llojit marihuanë.

Policia me  12 dhe 11 shtator në magjistralen Ferizaj-Gjilan, gjegjësisht në fshatin Bibaj, ka marrë një aksion për ta kontrolluar një depo nën dyshimin se aty po përgatitej transportimi i drogës nëpërmes disa orendive.

Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media të Policisë së Kosovës nga ana e kapitenit të Drejtorisë për antidrogë, Reshat Murseli.

“Gjatë kontrollit të depos në fshatin Bibaj në rrugën Ferizaj-Gjilan, janë hasur disa dyer dhe gjatë kontrollimit kanë hasur disa dyer që në brendi të tyre është hasur marihuanë. Janë konfiskuar 40 dyer dhe pas analizave forenzike ka rezultuar se në të gjitha është gjetur substancë narkotike. Secila derë ka pasur 3.4 kg për copë të sasisë narkotike”, ka thënë Murseli.

Të ngjashme