Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

I dyshuari Arben Humaj është duke u kërkuar për veprat penale mashtrim, vjedhje dhe dhunim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendodhjen e këtij personi t’i lajmëroj ata.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykatat Themelore të Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

  • ARBEN (SAFET) HUMAJ i lindur me 04.02.1988 në Gjakovë me banim ne fshatin Vitomiricë-Pejë,

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

  • 20- (njëzet) raste për veprën penale ‘Mashtrim,
  • 2-(dy) raste për veprën penale ‘Vjedhje’
  • 1-(një) rast për veprën penale ‘Dhunim’.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykatat Themelore të Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

–              192 dhe 080019999 (pa pagesë)

–              039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

–              E-mail adresa: [email protected]

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme