Policia konfirmon se në aksidentin në Vitomiricë ka vdekur një 63-vjeçar

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksidentin në Vitomiricë në një aksident ka mbetur i vdekur një 63-vjeçar.

Polica njofton si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduara edhe dy femra, njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa e lënduara tjetër është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal-Pejë.

Njoftimi i poltë i Policisë:

Ju informojmë se sot me datën 16.03.2019. rreth orës 12:15 ne rrugën Pejë-Istog, në dalje të fshatit Vitomiricë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mercedes’ dhe një ‘VË’, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor i cili ka  konfirmuar vdekjen e viktimës, N.R. m/k/sh rreth 63 vjeçar, ndërsa dy persona (femra) janë të lënduara, njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa e lënduara tjetër është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal-Pejë.

Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme