Policia merr masa ndaj 52 personave që nuk vepruan sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

52 persona janë ndaluar në Kosovë në 24 orët e fundit për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, përcjell Ekonomia Online.

Sipas raportit të Policisë, kjo është bërë në 19 raste të ndryshme në disa komuna të Kosovës.

Komuna me numrin më të madh të rasteve është Prishtina, pasohet nga Prizreni dhe me nga një rast Gjilani, Peja e Ferizaj.

Në të shumtën e rasteve Policia ka ndaluar personat për shkak të mosrespektimit të orarit të lëvizjes.

Të ngjashme