Policia ndalon prishtinasin, në veturën e tij gjen një revole

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 03:00 në Prishtinë ka kontrolluar një veturë, ku ka gjetur dhe sekuestruar municion dhe një revole.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Mark Isaku”.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivish zyrtarët e stacionit policor Qendra, sot rreth orës 03:00, në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë, në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Smart, në të cilën gjendeshin dy persona. Pas një kontrolli të detajuar që u është bërë personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një revole të tipit EKOL , si dhe 3 fishekë”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se i dyshuari është F. O. mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, vijon njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme