Policia në aksion, gjobit veturat që hyjnë në rrugën “Xhorxh Bush”

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 11:45 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës të hënën ka dalë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, ka dënuar disa nga shoferët që kanë hyrë në këtë rrugë, raporton Ekonomia Online.

Sipas vendimit të fundit, në rrugën “Xhorxh Bush” lejohen vetëm autobusët urbanë, taksitë dhe automjetet urgjente.

Në këtë rrugë është hequr edhe zonës e gjelbër në mes.

Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë me dije se vozitësit që futen në këtë rrugë, do të dënohen me 500 euro gjobë dhe mund t’u merret patentë shoferi për 1 vjet.

Të ngjashme