Sot që nga orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, është duke zhvilluar planin operativ në Drenas ku po mbahen zgjedhjet lokale.
Prej orës 07:00, deri më tani nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacione policore
shtatë persona, prej tyre pesë si të dyshuar, ndërsa dy në cilësinë e dëshmitarëve, që të gjithë pas përfundimit të procedurave policore me urdhër të prokurorëve përkatës janë liruar.
Megjithëse kemi pasur raportime nga me të ndryshmet, me urdhër të prokurorisë të shtetit janë hapur tri raste:
> Kanosje
> Dhënia ose marrje e ryshfetit lidhur me votim si dhe
> Prishje e rendit dhe qetësisë publike.
Me rastet po merren njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorinë, ndërkohë që Policia e Kosovës po vazhdon zbatimin e planit operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Drenas dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.