Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka shqiptuar vetëm gjatë muajit nëntor 4468 gjoba, shkruan EkonomiaOnline.
Patrullat e policisë rajonale, në veçanti patrullat e NJRKRR-së, përveç se me uniformë, janë angazhuar edhe me automjete dhe rroba civile në lëvizje nëpër lokacione të ndryshme, në identifikimin e shoferëve të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.
Në kuadër të këtij aksioni policia gjatë muajit nëntor 2021 ka shqiptuar 4468 gjoba , prej tyre:
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.