Policia në Hagë hedh ujë ndaj qytetarëve që t’i largojnë ata nga ambientet e Gjykatës Speciale

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Policia në Hagë ka nisur t’i shpërndajë qytetarët që janë drejtuar në afërsi të Dhomave të Specializuara të Kosovës pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Klan Kosova, ka siguruar pamje direkte nga Haga ku shihen forcat policore duke  ndërhyrë në zonën përreth gjykatës, duke kërkuar nga qytetarët të largohen nga hapësira dhe të mos qëndrojnë pranë objektit.

Prania e policisë në këtë zonë është shtuar gjatë ditës, ndërsa qytetarë të shumtë nga Kosova dhe mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së janë mbledhur në Hagë për të përcjellë zhvillimet lidhur me procesin gjyqësor.

Të ngjashme