Policia: Nuk ka mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Ibrahim Lutfiu”

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 15:08 | Nga

Policia ka marrë informacionin për një mjet të dyshuar në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë, saktësisht mbi kulmin e një shtëpie.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konform situatës duke evakuuar banorët përreth si dhe duke bllokuar një perimetër të caktuar (rrugët që qojnë në drejtim të lokacionit në fjalë), në mënyrë që të parandaloj ndonjë rrezik eventual.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti i specializuar për menaxhimin e materieve shpërthyese të cilët pas ekzaminimit të mjetit (kukull e mbështjellë me ngjitës), kanë konstatuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjetë shpërthyes.

Pas kryerjes së veprimeve policore në vendngjarje, rrugët janë liruar për qarkullim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme