Policia nuk po mund ta gjejë të dënuarën për vjedhje barnash që punon në QKUK

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 08:05 | Nga

Policia e Kosovës ka thënë se ende është në “kërkim” të dënuarës për vjedhje të barnave në QKUK, infermieres Emine Rama Simnica, e cila punon si infermiere në Qendrën e Shëndetit Mendor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, të hënën përmes një emaili drejtuar gazetës ka sqaruar se ky institucion i ka kryer obligimet e veta që e dënuara të vuajë dënimin, por që sipas këtij institucioni, Policia e Kosovës “nuk e ka gjetur ende” infermieren e cila vazhdon të punojë dhe të paguhet nga buxheti i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme