Policia për gjashtë muaj ka konfiskuar 600 kg drogë dhe ka arrestuar 725 persona

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 14:31 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës (PK) për gjashtë muajt e parë të vitit 2019 ka konfiskuar 600 kilogramë drogë dhe ka arritur që të arrestojë 725 persona, Ekonomia Online.

Zëdhënësi i PK-së, kapiten Daut Hoxha, tha se Policia vazhdon të ketë fokus luftën kundër trafikimit të substancave narkotike.

“Në 6 mujorin e parë të 2019 janë hetuar 613 raste, ku janë 766 persona të dyshuar kurse 725 të arrestuar, janë konfiskuar 600 kilogramë drogë”, tha ai.

“Lufta kundër drogave ka qenë në fokus të institucioneve të vendit dhe shqetësim për qytetarët e vendit. Policia e Kosovës në përpjekje të parandalimit të dukurive siç janë drogat kanë realizuar disa operacione të suksesshme në parandalimin e trafikimit të substancave narkotike ku janë konfiskuar një sasi e substancave dhe janë arrestuar disa persona”, tha Hoxha.

Ai tha se vetëm në 6 mujorin e parë të 2019 janë konfiskuar 600 kg drogë dhe janë arrestuar 725 persona.

Policia e Kosovës gjatë një aksioni të zhvilluar të dielën nga njësitet e antidrogës, ka konfiskuar dëshmi të rëndësishme, substanca narkotike, automjete dhe ka arrestuan disa persona të dyshuar.

Kolonele, Florie Hajra, tha se gjatë muajve të fundit janë kryer dy operacione të suksesshme në Prishtinë e Ferizaj.

“Në muajin qershor janë zhvilluar dy operacione të realizuara në Prishtinë dhe në Ferizaj ku janë arrestuar 7 persona me mbi 136 kg substancë narkotike të llojit marihuanë”.

“Rasti i fundit dje ka ndodhur rreth orës 18:40 në Magjistralen Prishtinë-Podujevë janë ndaluar 3 vetura të dyshuara për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve, substancave psikotope dhe analoge”.

“Në njërën prej veturave janë gjetur 8 paketime marihuanë me 80 e gjysmë kilogramë marihuanë”.

“Në vazhdim të operacion janë kontrolluar edhe 3 shtëpi në Podujevë dhe dy tjera në Viti, në 3 shtëpi nuk është gjetur asgjë, janë arrestuar 3 meshkuj për 81 kilogramë marihuanë më vlerë prej 100 mijë euro”

“Në Ferizaj janë gjetur 55 e gjysmë kilogramë marihuanë dhe janë arrestuar 4 persona, marihuanë kap vlerën prej 75 mijë euro”, shtoi ajo.

Të ngjashme