Policia publikon fotografitë e tre të dyshuarve për plagosjen në Pejë, kërkohen për vrasje në tentativë

Prishtinë | 12 Jan 2026 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e tre personave të dyshuar për plagosjen e ndodhur më 11 janar 2026 në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Të dyshuarit kërkohen për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

Sipas njoftimit zyrtar, personat e kërkuar janë Arian Qelaj, Ylli Qelaj dhe Altin Qelaj, të cilët janë familjarë mes vete.

Ata dyshohen se kanë plagosur me armë zjarri Jeton Buqukun.

I dyshuari kryesor, Arian Qelaj, është 44 vjeçar dhe vjen nga fshati Maznik i Deçanit. Ylli Qelaj, i lindur më 29 korrik 2003, është djali i Arian Qelajt. Ndërsa Altin Qelaj, 21 vjeçar, po ashtu nga fshati Maznik–Deçan, është familjar me dy të dyshuarit e tjerë.

Të ngjashme