Policia sekuestron dy armë që u përdorën në dasma, apelon të mos përdoren armët në ahengje

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, në dy raste të ndara, ka arritur të sekuestrojë dy armë të zjarrit të cilat janë përdorur nga persona të dyshuar gjatë një ahengu familjarë, duke kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në rastin e parë në komunën e Suharekës, në fshatin Studenqan pas intervenimit policor për shkak të shkaktimit të rrezikshëm nga përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare, policia ka arritur të sekuestrojë dy armë zjarri.

Arma e sekuestruar nga Policia është e tipit kallashnikov AK47 dhe një karikator i zbrazur.

Në rastin e dytë Policia ka sekuestruar një revolver të tipit “Colt” dhe 10 gëzhoja të mbetura në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës të cilët kanë sekuestruar armët e dyshimta.

“Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar i Shtetit dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës apelon përsëri që përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj kërkojmë që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme