​Policia sekuestron një pushkë gjuetie në Prizren

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë gjuetie nga një 62 vjeçar në Prizren.

Sipas njoftimit, Policia sot rreth orës 13:00, pasi kanë arritur deri te dyshimi se një person posedon armë ilegale, hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri, e kanë ftuar të dyshuarin në stacion për intervistim.

I dyshuari A.L., më pas e kishte pranuar se posedon një pushkë gjuetie.

“Me datë 07 Prill 2023, rreth orës 13:00, pasi që kane arrit deri te dyshimi se një person posedon armë ilegale, hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri, e kanë ftuar të dyshuarin në stacion për intervistim. I dyshuari A.L. 62 vjeç, nga Prizreni gjatë intervistimit ka pranuar se posedon një armë-pushkë gjuetie. Policët hetues bashkë me të dyshuarin kanë shkuar në shtëpinë e tij, pasi që është gjet arma, me urdhër të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prizren , arma është sekuestruar. Kundër të dyshuarit është filluar hetimi për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës”. Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda i dyshuari lirohet dhe rasti hetohet në procedurë te rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme