Policia shoqëron tre persona në stacion, për presion mbi votuesit

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 15:04 | Nga

Një votues është ankuar se i është bërë presion nga disa të rinj para se të hynte në qendrën e votimit në shkollën “Lekë Dukagjini” në Prizren.

Rexhep Kryeziu tha për KALLXO.com se duke hyrë në qendër të votimit, tre persona e kanë ndalur dhe e kanë pyetur se për kë do të votojë.

Kryeziu tha se e ka lajmëruar policinë për atë që e ka konsideruar si presion.

Policia ka reaguar duke i marrë në pyetje tre personat të cilët kanë qëndruar në oborr të shkollës dhe më pas i kanë shoqëruar në stacion policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme