Policia shqipton 1650 tiketa për vozitësit që përdorin xhamat e errësuara në automjete

| 27 Shk 2019 | 16:05 | Nga

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është e angazhuar në realizimin e planeve konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Në komunikatë njoftohet se vetëm gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1650 tiketa ndaj kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

“Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve vazhdojnë edhe me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre”, shkruhet në komunikatë.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/videos/vb.802275006499704/697777630680823/?type=2&theater
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme