Policia shqipton 1650 tiketa për vozitësit që përdorin xhamat e errësuara në automjete

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është e angazhuar në realizimin e planeve konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Në komunikatë njoftohet se vetëm gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1650 tiketa ndaj kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

“Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve vazhdojnë edhe me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre”, shkruhet në komunikatë.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në identifikimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në identifikimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyrePrishtinë 27 shkurt 2019Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në realizimin e planeve konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve vazhdojnë edhe me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1650 ( njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) tiketa ndaj kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.Në vijim keni video – linkun për aktivitetet policore:Me respektZyra për informim e PK-sëDPP, Prishtinë

Posted by Kosovo Police on Wednesday, February 27, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme