Policia zbulon 19 sirianë në një automjet, arratiset shoferi që po i kontrabandonte

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Një person është arratisur, pasi Policia i është vënë në ndjekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, të mërkurën në afërsi të Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në automjetin (kombi) e tij, pas ikjes së shoferit, janë gjetur 19 migrantë sirianë.

Vepra është cilësuar “kontrabandim me migrantë”

“Personi i panjohur i cili ngiste me shpejtësi të madhe automjetin e markës kombi, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në ndjekje të Policisë ka hyrë në oborrin privat në fshatin Vlashnje dhe është arratisur në drejtim të panjohur. Në automjetin e braktisur janë gjetur 19 persona, shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë. Automjeti është sekuestruar, ndërsa me migrantët do të merret njësiti përkatës i migrimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme