​AAK-ja organizon tryezë për taksën 100 përqind

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të hënën në ora 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, organizon tryezë lidhur me taksën 100 përqind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Sipas njoftimit, pjesëmarrës në këtë tryezë përveç deputetëve dhe përfaqësueseve të Aleancës, do të jenë të gjitha grupet e interesit si prodhuesit, importuesit, tregtarët me shumicë e pakicë, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë të fushës.

Të ngjashme