7 arsye pse koalicioni VV-LDK s’do të zgjasë, edhe nëse merren vesh

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka radhitur arsyet se pse sipas tij nuk do të funksionojë koalicioni qeverisës LDK-VV, duke marrë parasysh dallimet ndërmjet këtyre dy partive.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Avdullahu thotë se dy partitë së pari kanë dallim edhe në qasjen ndaj dialogut me Serbinë.

“Edhe nëse LV dhe LDK do të merren vesh ato nuk do t’i marrë vesh SHBA-ja. Mund të konstatohet kështu sepse ato jo vetëm që nuk janë pajtuar për shumë gjëra, por nuk janë pajtuar as për atë kryesoren dialogun me Serbinë”, ka shkruar ai.

POSTIMI I PLOTË:

Edhe nëse merreni vesh LV – LDK…

1) Edhe nëse LV dhe LDK do të pajtohen për ta bërë qeverinë ato nuk do të kenë pajtim për të qeverisur unike. Apo thënë ndryshe dallimet dhe mospajtimet e tyre të mëdha dhe për kohë të gjatë deformuese do të jenë pjesë serioze e përçarjeve qeverisës.

2) Edhe nëse LV dhe LDK do të merren vesh ato nuk do t’i merr vesh SHBA-ja. Mund të konstatohet kështu sepse ato jo vetëm që nuk janë pajtuar për shumë gjëra, por nuk janë pajtuar as për atë kryesoren dialogun me Serbinë.

3) Edhe nëse LV dhe LDK do të merren vesh për ta bërë qeverinë qeverisjen e tyre nuk do ta merr vesh në rend të parë qytetari i Kosovës. Që të dyja LV dhe LDK tash sa kohë nuk kanë qenë të sinqerta as me ata.

4) Edhe nëse LV dhe LDK pajtohen për ta bërë qeverinë, ata nuk kanë lënë të besohet se do të jenë unik kundër Serbisë. Si ka mundësi ? Shumë e thjeshtë LV dhe LDK nuk i besojnë njëra tjetrës e pa besim nuk ka unitet.

5) Edhe nëse LV dhe LDK merren vesh ata do të jenë të pakuptueshëm për shqiptarët jashtë Kosovës. LV pranon të bashkëpunoj me shqiptarët jashtë Kosovës vetëm nëse ata që më Prë bëhen LV – marrëzi megalomane. Kurse LDK me kosovacentrizmin e saj as që e merr mundin të kuptoj hallet e shqiptarëve të tjerë, as të jetë e kuptueshme për ata – marrëzi përjashtuese.

6) Edhe nëse LV dhe LDK pajtohen atyre jo që nuk do t’ju shkoj për dore që të bëjnë pajtim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, por për shkak se, sidomos LV-ja, nuk ka bërë kurrë asgjë në këtë drejtim, ata do të jenë më dyshues e më kundërshtues ndaj LV-se e për rrjedhojë qeverisë që do të udhëhiqej nga ajo.

7) Edhe nëse LV dhe LDK pajtohen për të bërë qeveri kjo do të dëshmoj se ata u pajtuan mu për ato që nuk janë pajtuar tash e gati katër muaj – për më shumë pozita e pushtet. Pak moral në krejt këtë se do të qeverisin me parime

Të ngjashme