A do të merren masa për Elvis Hoxhën që ofendoi Jasharajn, flet Kurti

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 12:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se e papërshtatshme të flasë nga foltorja e Qeverisë së Kosovës, lidhur me deklaratën e anëtarit të VV-së në Tiranë, Elvis Hoxha, për kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn.

Ai ka refuzuar të tregojë nëse do të ndërmarrë masa ndaj Hoxhës, duke thënë se s’është aty në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk është e përshtatshme unë të flas nga këtu kush çka thotë e komenton, s’mund tua bëj analizën analistëve, s’mund t’ua bëjë komentet komentuesve. Më vjen keq dhe as nuk jam këtu në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, por në cilësi të Kryeministrit të Kosovës”.

Hoxha e ka quajtur dje Rrahman Jasharajn, anëtar të një partie serbe. Më vonë, ai ka kërkuar falje për këtë deklaratë.

Të ngjashme