A merr pjesë sot AAK në takimin e liderëve

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, sot do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar mes liderëve të partive në pushtet.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të kësaj partie.

“AAK vlerëson se takimi që do mbahet në Ëashington, është rast i mirë për Kosovën, gjithnjë nëse Kosova shkon e përgatitur”.

Takimi i liderëve sot, mbahet pikërisht rreth temës së dialogut dhe koordinimit institucional për bisedimet që do të mbahen në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj, do të bisedohet për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Ëashingtonit.

Ai tutje ka njoftuar se temë do të jenë edhe çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit

Ndërkaq tutje ka bërë të ditur se do të takojë edhe ministrat përkatës dhe kryetarët e komunave për të biseduar për menaxhimin e pandemisë.

“Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë Kryetarët e Komunave për tu dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj covid-19”, ka thënë ai.

Të ngjashme