AAK kërkon të përshpejtohet Ligji i Pagave

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 08:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar që sa më parë të vijë për votim Ligji i Pagave, për të cilën thonë se do ta votojnë, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi në një intervistë për Ekonomia Online, ka kërkuar nga mazhoranca që ta votojnë edhe Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

“Ne si AAK gjithmonë e kemi shtyrë këtë çështjen Ligjit të Pagave përpara dhe do të shohim se si do të rrjedhë puna e kësaj. Në momentin që do të vijë në kuvend ne patjetër që do ta votojmë mirëpo jo me këto ndryshime. Duhet të punohet ende për ligjin e pagave… Edhe ne si AAK e kemi përkrahur dhe shpresojmë që të enjten do të jetë diskutimi për Trustin dhe besoj që do të kalojë sepse populli po e donë të votojë trustin dhe ato janë paratë e tyre. Atëherë iu mbetet përgjegjësi qeverisë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme