AAK-së i bashkohen 50 anëtarë të rinj nga Klina

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 12:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i janë bashkuar sot 50 anëtarë nga Klina.

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, i ka pritur ata në selinë e partisë në Prishtinë.

Haradinaj tha se kjo parti po rritet dhe po gjen përkrahje në tërë vendin, raporton Ekonomia Online.

“Kam kënaqësinë të ju pres të gjithëve këtu. Mundësitë dhe dyert janë të hapura për të gjithë ju dhe të tjerë që do i bashkëngjiten Aleancës”, tha kreu i AAK-së.

Haradinaj tha se së bashku do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e vendit në familjen euro-atlantike. “Jemi këtu bashkë për ta bërë Kosovën si duhet shtet, me e aftësu Kosovën me i taku familjes euro-atlantike dhe në vendin tonë me jetu me nder e me dinjitet ashtu si na takon”.

Njëri ndër të aderuarit e rinj është edhe Pal Mirdita, i cili ka qenë kryetar i nëndegës së PDK-së në Raboc të Klinës për 16 vjet.

Ai tha se po e bën këtë kalim për të mirën e vendit. “Kam qenë anëtar i PDK-së qe 17 vite, por e kam pa të duhur me ba një ndryshim, me kalu në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për të mirën e Lugut të Drinit, gjithë Kosovës, dhe të kufijve të Kosovës, për të cilët kemi luftuar e derdhur”, tha Mirdita.

Anëtarët e rinj u pajisën simbolikisht me libreza anëtarësie.

Të ngjashme