AAK-së në LLap i bashkohen 50 anëtarë

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Këtë e ka bërë të ditur Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku në faqen e tij në Facebook ka shkruar se AAK-së iu bashkuan 50 anëtarë të rinjë dhe në mesin e tyre është edhe publicisti Fatmir Halimi.

Tutje ai ka shkruar se në mesin e të antërarësuarve janë të rinjë e të reja me energji, dije e përkushtim në shërbim të guximit për vendimarrje.

“Në Llap, me mbështetje të qytetarëve po fuqizohet vizioni qeverisës 100% Kosovë, që i prinë Kryeministri Haradinaj.

Në mesin e 50 anëtarëve që u bashkuan në rrugëtimin për 100% shtet, ishte nder ardhja e shkrimtarit e publicistit, Fatmir Halimi. Ishte i veçantë motivi se ai i bashkohet frymës së brezit të ri në mbështetje të heroit të tyre, Ramush Haradinajt.

Në mesin e tyre ishin të reja e të rinj që sjellin me vete energji, dije e përkushtim në shërbim të guximit për vendimmarrje për konsolidimin e plotë të shtetësisë dhe aspiratave integruese si vend dhe shoqëri.

Në Llap, kemi dëshmuar së bashku se lidershipi i përkushtuar i kryetares, Mrika Thaçi, nuk ndalet në kuota gjinore. Andaj, të rinj, e në veçanti të rejat po mobilizohen për ta dëshmuar se kanë dijen, përvojen dhe guximin e nevojshëm për t’u ballafaqur me sfidat që janë përpara.

Zhurma zgjedhore nuk mund ta mjegullojë dallimin në mes atyre që guxojnë dhe atyre që kalkulojnë për interesa partiake.

E në këtë qasje, pasqyrova vendimet që kemi marrë në konsolidimin e funksionimit institucional dhe shtetëror. Procese me këto që të tjerët herë kalkulonin politikisht e shpesh nuk kishin vullnet e guxim për t’i adresuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme