Abazi priti në takim Nataliya Apostolovan

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka pritur sot në takim njoftues Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së Bashkimit Evropian ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Apostolova theksoi në veçanti mbështetjen dhe përkushtimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në strukturimin e Ministrive, reformën në Administratën Publike dhe përkrahjen në sistemin e Drejtësisë si dhe Arsimit.

Zëvendëskryeministri Abazi, shprehu gjithashtu vullnetin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fusha konkrete dhe angazhim për të arritur rezultate që drejtpërsëdrejti përmirësojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëherazi përafrojnë vendin tonë me Bashkimin Evropian.

Të ngjashme