Abdixhiku ka disa fjalë për Gazmend Muhaxherin e Agim Veliun pas përplasjes së fundit

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar përplasjen ndërmjet dy prej figurave më të rëndësishme të LDK-së. Gazmend Muhaxherit e Agim Veliut.

Abdixhiku tha se ka kërkuar prej anëtarëve të LDK-së që të përmbahen nga deklarimet publike.

“Unë i kam kërkuar të gjithëve anëtarëve që të përmbahen prej deklarimeve në publik kundër njerëzve tanë.Nuk na shërbejnë, nuk na bëjnë mirë dhe krijojnë një atmosferë të panevojshme, tensionuese brenda LDK-së. Po bëj thirrje sot që të bashkohemi, cdo anëtarë, na pret një rrugë e gjatë, vendimet janë të vështira por tempon e kemi marrë në rrugë të drejtë”, tha Abdixhiku në Debat Plus.

Tutje ai i ka ftuar të gjithë anëtarët e LDK-së që të qëndrojnë bashkë pavarsisht mendimeve që mund t’i kenë të ndryshme.

“Të mos merremi mes vete, këto debate t’i bëjmë në strukturat tona. Janë njerëz të të njejtës shtëpi. Kohë e energji s’kemi të merremi me njëri tjetrin. Nuk na shërbejnë, i ftoj që të qëndrojnë bashkë pavarisht mendimeve që mund t’i kenë të ndryshme, kjo s\na bën të ndryshme njëri prej tjetrit sepse i kontribojmë tri shkronjave që i kemi bashkë”, tha Abdixhiku.

Muhaxheri kishte deklaruar se Veliu u imponua për pozitën e Ministrit të Brendshëm gjatë Qeverisë Kurti 1, derisa Veliu ka thënë për Muhaxherin se është i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”.

Të ngjashme